×
  • Sport
  • Sport

    Qeveria ndan 5 milionë euro për dëmet e shkaktuara në sport nga coronavirusi

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 19:36

    Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos financiare për të mbështetur shtresa të ndryshme të sektorit privat, ka paraparë edhe sportin.


    Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, për sportin janë ndarë 5 milionë euro.

    “Masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës kanë goditur rëndë edhe aktivitetet sportive, kulturore dhe artistike. Për të ndihmuar këto kategori, do të rritet për 5 milionë euro buxheti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shumë kjo që do të përdoret për subvencionim shtesë të shoqatave sportive e kulturore të vendit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Nuk dihet procedura e ndarjes dhe vlerësimit dhe se a bëhet fjalë edhe për mbështetje në paga të sportistëve, shkruan Reporteri.

    Aktualisht janë ndalur të gjitha garat sportive në vend, sikurse edhe në krejt Evropën. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!