Kosova U-21 nesër do të përballet me Anglinë U-21 në stadiumin Fadil Vokrri
Rafet Prekazi ishte kritikuar për lënien jashtë të Qëndrim Zybës, por trajneri i Dardanëve tani e ka ftuar në skuadrën e tij yllin e Prishtinës për ndeshjen me Anglinë, shkruan Reporteri.net
“Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje ka grumbulluar edhe dy futbollistë nga lista paraprake, portierin Ardit Nika dhe mesfushorin Qëndrim Zyba”, shkruan FFK në njoftimin e fundit.
Ndryshe, të gjithë lojtarët e testuar të Kosovës U-21 kanë dalur negativë dhe janë gati që nesër të përballen me Anglinë, me ndeshjen që do të fillojë nga ora 19:00. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.