×
  • Sport
  • Sport

    Rafet Prekazi tregon se si është gjendja e futbollistëve të Kombëtares U-21 të Kosovës

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 17:14

    Bota e futbollit vazhdon të mbetet e heshtur shkak i koronavirusit që ka pezulluar thuajse gjithçka.


    Covid-19 ka prekur edhe futbollistët dhe njëri ndër ta është edhe lojtari i Hannoverit dhe i Kombëtares së Kosovës U-21, Valdrin Mustafa.

    Mustafa ka arritur që ta mposhtë virusin dhe i është kthyer stërvitjeve individuale në koordinim me klubin e tij.

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës U-21, Rafet Prekazi ka folur për Gazetën inFokus lidhur me kampionatin në vendin tonë, gjendjen e futbollistëve të kombëtares si dhe për Valdrin Mustafën që ka mposhtur koroanvirusin, shkruan Gazeta inFokus.

    Prekazi ka thënë se ka lexuar shumë ide se si mund të mbyllet Superliga, por është UEFA ajo që do të vendos.

    “Kam lexuar shumë ide dhe mendime se si mund të mbyllet Superliga, por unë nuk kam dëshirë të flas, sepse nuk kam kompetenca. Është UEFA ajo që do të vendos se si mund të vazhdoj apo përfundoj”, tha Prekazi.

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës U-21 ka deklaruar se gjendja e futbollistëve të kombëtares është e mirë.

    “Lojtarët e Kombëtares së Kosovës U-21 janë shëndosh e mirë dhe po punojnë me rregullat që i kanë nëpër klubet e tyre ku ata luajnë”, deklaroi ai.

    Për fund Prekazi tha se ka biseduar në telefon me Valdrin Mustafën dhe se ai është mirë dhe tashmë ka filluar stërvitjet individuale.

    “Deri me tani është vetëm Valdrin Mustafa që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, por edhe ai e ka mposhtur virusin dhe kam biseduar më të në telefon, tash është mirë dhe ka filluar stërvitjet individuale të cilat ia ka caktuar klubi i Hanoverit”, përfundoj Rafet Prekazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!