Ylli anglez i futbollit Raheem Sterling ka pranuar krishterimin dhe është pagëzuar në një kishë në vendlindjen e tij Xhamajka gjatë pushimeve ndërkombëtare.
Sulmuesi i Arsenalit u pagëzua në një kishë në Xhamajka dhe video u postuan në rrjetet sociale.
Një deklaratë nga Sterling, bëhet e ditur: “Arsyeja pse dua të pagëzohem është se, që në moshë të re, ndoshta aq e vogël sa djemtë e mi atje, gjithmonë kam pasur një ëndërr të nxjerr mamin dhe familjen time nga një situatë e vështirë dhe gjithmonë e kam ndjekur atë ëndërr”.
“Por përgjatë rrugëtimit, ju po krijoni zakone dhe ego. Unë jam duke ndjekur atë që besoj se doja, që është me të vërtetë atë që doja gjersa rritesha”.
Kështu, Sterling përmbushi premtimin e dhënë në 2013 në një intervistë.
“Unë nuk jam 100 për qind fetar, por bindja ime është e fortë. Kur të vijë momenti, unë do të jem i krishterë,” tha Sterling 11 vjet më parë dhe ai moment mesa duket ka ardhur.
Raheem Sterling lindi në 1994 në Xhamajka. Kur babai i tij u vra ai ishte vetëm dy vjeçar, pas së cilës ai u transferua në Londër me nënën e tij.
Sterling aktualisht është i huazuar te Arsenali.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.