×
  • Sport
  • Sport

    Raiola përkrah Pirlon si trajner të Juventusit: Do të bëjë të harrohet Guardiola

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 11:54

    Andrea Pirlo është zyrtarizuar javë më parë si trajner i ri i kampionit italian Juventusit.


    Për shumë kë vendosja e Pirlos në krye të shtabit teknik ka qenë befasi e madhe, por drejtuesit e Zonjës së Vjetër i kanë besuar atij.

    Vendimi për ta bërë trajner të ekipit të parë Pirlon, e ka befasuar edhe agjentin e famshëm Mino Raiola.

    Megjithatë Raiola ka thënë se çdo trajner që vendoset në krye të Juventusit kritikohet nga tifozët, por edhe nga kundërshtarët.

    “Ishte një befasi e këndshme. Çdo trajner që vihet në krye të Juventusit kritikohet nga tifozët bardhezi, por edhe nga kundërshtarët”, tha Raiola.

    Raiola ka deklaruar se nëse Juventusi i Pirlos do të luaj si ka luajtur italiani si futbollistët, atëherë Guardiola do të harrohet.

    “Nëse Juve e Pirlos luan siç bënte ai si lojtar, atëherë Guardiola do të fillojë të harrohet. Pirlo ishte një lojtar që gjithmonë të argëtonte”, u shpreh Raiola.

    Pirlo fillimisht u vendos si trajner i Juventusit U23, por pas shkarkimit të Maurizio Sarrit drejtuesit e kampionit italian i besuan pozitën e trajnerit tek ekipi i parë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!