Edi Sylisufaj ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur për Falkenbergs
Edi Sylisufaj para disa ditë ka pranuar që të luajë për Kombëtaren U-21 të Kosovës, derisa ai sot ishte protagonist i golit më të bukur të javës në Suedi, shkruan Reporteri.net
Falkenbergs është duke fituar 1-0 ndaj Helsinborgut në kuadër të javës së nëntë në kampionatin e Suedisë.
Golin për Falkenbergs e ka shënuar ylli më i ri i Kosovës, Edi Sylisufaj në minutën e katërt ku pas një goditje shumë të fuqishme nga distanca e la të shtangur portierin kundërshtarë.
Ndryshe, ky është goli i tretë këtë edicion në kampionatin elitar të Suedisë për Sylisufajn. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.