Prishtina e mposhti Ballkanin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 18-të në Superligë
Në minutnë e 90-të ishte një penalti diskutabile e dhënë nga gjyqtari Tefik Maloku në të mirë të Prishtinës, shkruan Reporteri.net
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani tha se penaltia ishte e drejtë dhe gjithashtu ishte i kënaqur me kontributin që e dhanë futbollistët e tij.
“Penalltitë në minutat e fundit lënë gjithmonë hapsire për trajnerët që pësojnë që të mendojnë se ndoshta nuk ishte penallti, nga vendi ku qendrova unë e pashë që kishte tërheqje ndaj Kryeziut në zonë. Në pjesën e parë e patëm më të vështirë pasi që na bëri të vështirë punën Ballkani në fillim, e në pjesën e dytë ndryshuam skemën duke krijuar rastet e tona”
“Jam i kënaqur me kolektivin pasi dhamë maksimumin dhe arritëm të fitojmë kundër Ballkanit që nuk është aspak e lehtë. Dua të themë se shumë e vështirë ka qenë ndeshja me Besën e as që dua të flas se sa do jetë e vështirë me Dritën,” ka thënë Ramadani pas ndeshjes. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.