Ylber Ramadani ka qenë një nga lojtarët “kyç” të skuadrës së Silvinjos në këtë fushatë kualifikuese. Mesfushori shqiptar, i cili kishte veshur dhe një bluzë me Adem Jasharin, u shpreh se për këtë arritje në Europian ndihet tepër i lumtur dhe se gjithashtu është momenti më i mirë në karrierën e tij.
“Vërtet ndjenjë e veçantë. Kurrë nuk jam ndjerë në karrierë pak nervoz. Pas ndeshjes kurrë nuk jam ndjerë kështu. Por sot ja vlejti për të gjithë shqiptarët dhe për mua.
Sekreti? Harmonia në grup, bashkimi me njëri-tjetrin është fantastik. Jemi të gjithë së bashku. E mbështesim njëri-tjetrin dhe ky është një çelës. Po bëjmë një punë të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.
Edhe në Leçe po e shijoj shumë çdo ndeshje, por kjo më ka bërë të ndihem akoma më mirë në karrierën time, sepse kam bërë krenarë të gjithë shqiptarët, familjen time, vajzën time, e cila po shikon televizor dhe e përshëndes shumë, jam duke u ndjerë shumë mirë në këtë moment dhe shpresoj ta shijojmë të gjithë së bashku edhe në Berlin”, tha Ramadani për “Super Sport”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.