×
  • Sport
  • Sport

    Ramiz Lladrovci për Stadiumin Nacional: Kundërshtarëve të Kosovës do t’iu bëjmë mikëpritje tradicionale, por fitoret janë tonat

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 13:29

    Për projektin e Stadiumit Nacional, i cili do të ndërtohet në afërsi të rrugës Prishtinë-Pejë, në territorin e komunës së Drenasit, ka reaguar edhe kryetari Ramiz Lladrovci.


    Ai e ka paraqitur këtë si sukses të radhës për komunën që e drejton, dhe ka garantuar mikëpritje tradicionale për të gjithë kundërshtarët e Kosovës që do të vijnë për të luajtur në këtë stadium.

    Megjithatë, pavarësisht mikëpritjes, ai ka thënë se Kosova në fushën e gjelbërt do të tregohet luftëtare e pakompromis, dhe fitoret do të jenë të saj, shkruan reporteri.net.

    “Projekti i Stadiumit nacional me objektet ndihmëse, i cili sot u prezantua për opinion, shënon suksesin e radhës për komunën tonë, realizim i premtimit tonë, Drenasi me stadium nacional. Stadiumi nacional, me vlerën e vet si objekt sportiv me standardet e FIFA-s, do të jetë arenë e luanëve tanë, dëshmitarë të fitoreve sikur ato të deritashme. Aty, ne do të ofrojmë mikpritje tradicionale, por fitoret do të jenë tonat!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook, duke postuar fotografi bashkë me kryetarin e degës së PDK’së në Drenas, Sejdi Hoxha. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!