×
  • Sport
  • Sport

    Ramos reagon ndaj Piques pas akuzave se Reali po ndihmohet nga gjyqtarët

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 10:50

    Sergio Ramos iu është kundërpërgjigjur Gerrard Piques, i cili ka thënë se Reali po ndihmohet nga gjyqtarët


    Real Madridi mbrëmë mposhti Mallorcan me rezultat 2-0 dhe kështu riktheu përsëri kreun e La Ligës, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes Ramos ka folur edhe për VAR dhe vendimet e tyre.

    “Ka shumë zhurmë në media sepse ne jemi përsëri udhëheqës. Ata nuk folën aq shumë më parë. Ata flasin për VAR, por nuk mendoj se dikush ka një avantazh gjatë sezonit. Ne nuk i kushtojmë vëmendje kësaj zhurme,” ka thënë Ramos.

    “Unë nuk mendoj se ata (gjyqtarët) marrin ndonjë vendim të paracaktuar. Duket sikur ne duhet të falënderojmë gjyqtarët që jemi liderë! Njerëzit nuk duhet t’i imagjinojnë gjërat. Ne kemi punuar shumë dhe që nga bllokimi, ne kemi qenë të bashkuar dhe ne meritojmë të jemi aty ku jemi,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!