Sergio Ramos, kapiteni i Los Blancos, ka reaguar pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve.
Reali u mund 2-0 nga Chelsea në sfidën e kthimit, duke i dhënë fund shpresave për një tjetër trofe të Champions League.
Sido që të jetë, Madridi ka mundësi të shpëtojë sezonin duke fituar La Ligën, pasi në Spanjë ende asgjë nuk është vendosur.
“Të poshtëruar po, të fundosur jo. Historia ndërtohet nga fitoret, por Real Madridi gjithmonë është ngritur pas dështimeve. La Liga ende është një mundësi dhe ne do të shkojmë për të”, shkroi ai në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.