Rangers e ka mposhtur Celticun me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së 22-të në Kampionatin e Skocisë
Kjo fitore do të thotë shumë për Rangersin pasi tani është plotë 19 pikë para Celticut, rivalit kryesor, që ka tre ndeshje më pak të zhvilluara, shkruan Reporteri.net
Rangers sot fitoi derbin e zjarrtë skocez ndaj Celticut me rezultat minimal 1-0 me një autogol të shënuar nga McGregor në minutën e 70-të.
FULL-TIME: Rangers 1-0 Celtic
? Another @SPFL victory for #RangersFC at Ibrox. pic.twitter.com/QK5QbLCJ6p
— Rangers Football Club (@RangersFC) January 2, 2021
Rangers që udhëhiqet nga legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, është në vendin e parë me 62 pikë dhe pas 22 ndeshjeve ka një bilanc të shkëlqyer duke realizuar 20 fitore dhe vetëm 2 barazime, ku ka shënuar 57 gola dhe ka pranuar vetëm 5.
Siç po rrjedhin gjërat deri tani Gerrard pritet që t’ia sjellë titullin e kampionit Rangersit pas një kohe të gjatë. Hera e fundit kur Rangers fitoi kampionatin ishte në edicionin 2010-11. /Reporteri.net/
? Steven Gerrard
Rangers ? Celtic
[2 January 2021]?❤️?? pic.twitter.com/gwmQ4O1YdN
— Sir.Gerrard (@SG8Ar) January 2, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.