Claudio Ranieri ka pësuar sot humbjen e parë si trajner i Romës pasi është mposhtur nga skuadra që gjendet në fundin e tabelës, SPAL, me rezultat 2-1
Mohamed Fares hapi llogarinë për SPAL në minutën e 22
Barazoi më pas Diego Perotti me një penalti në minutën e 53.
Andrea Petagna u sigurua që 3 pikët të mbeteshin në “Stadio Paolo Mazza” pasi konvertoi në golë një penalti në minutën e 60.
Me këtë humbje Roma renditet në vendin e 5-të me 47 pikë të tubuara, 3 më pak se Inter që ka 50 në vendin e 4-të dhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.