×
  • Sport
  • Sport

    Rashani mund ta ndjek rrugën e Nuhiut, klubi i njohur nga Qipro po kërkon shërbimet e yllit kosovar

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 18:17

    Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Qipro.


    Interesimin për Rashanin e ka konfirmuar zëdhënësi i Apollon Limassolit, Fanouris Konstantinou.

    “Të them të drejtën, ai është një futbollist i cili po shqyrtohet nga udhëheqja teknike, por ju nuk duhet të merrni asgjë si të përfunduar, sepse ne duhet të presim për ditët në vijim”, ka thënë zëdhënësi i klubit që garon në Ligën e Parë të Qipros.

    Rashanit 27-vjeçar i ka skaduar kontrata me skuadrën norvegjeze, Odd, ku këtë edicion shënoi tre gola dhe asistoi tetë herë në 24 paraqitje.

    Pjesë e Oddit ishte që prej vitit 20217.

    Ndryshe, në kampinatin e Qipros është edhe sulmuesi tjetër nga Kosova, Atdhe Nuhiu, i cili në verë iu bashkua APOEL-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!