×
  • Sport
  • Sport

    Rashica ‘çmend Dardanët’, bëhet kosovari më i vlerësuar në botë – kaq iu është rritur vlera

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 17:50

    Vlera e yllit të Kosovës, Milot Rashica, është rritur ndjeshëm pas sezonit të shkëlqyeshëm që ai kaloi te Werder Bremeni në Gjermani.


    Sipas faqes së njohur për transferime, “Transfermarkt”, kartoni i 22-vjeçarit tani vlen rreth 20 milionë euro në treg.

    Në sezonin e fundit në Bundesligë, në 26 paraqitje për Werderin, Rashica shkëlqeu duke shënuar nëntë gola e duke asistuar pesë herë. Ai realizoi edhe tre gola e pati një asistim në katër ndeshjet e Kupës së Gjermanisë.

    Rashica i ishte bashkuar Bremenit në janar të vitit 2018. Ai kishte kaluar në Gjermani nga Vitesse për 7 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!