×
  • Sport
  • Sport

    Rashica e mbyll sezonin në Bundesligë me gol dhe paraqitje fantastike, Werderi siguron play-offin

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 17:21

    Werder Bremen e ka shkatërruar Kolnin duke e mposhtur me rezulta 6-1 në xhiron e fundit të Bundesligës


    Milot Rashica pati një paraqitje fantastike në këtë përballje ku edhe shënoi golin e dytë për Werderin, shkruan Reporteri.net

    Ylli kosovar shënoi gol të bukur me këmbën e majtë në minutën e 27-të.

    Me këtë fitore Werderi siguroi play-offin për mbetje në Bundesligë pasi mbylli sezonin në vendin e 16-të me 31 pikë.

    Rashica gjatë këtij edicioni ka qenë golashënuesi më i mirë i ëerderit me 8 gola. Ai gjithashtu ka dhuruar edhe 5 asiste.


    Ndërkaq, Dusseldorfi i Valon Berishës ka rënë nga Bundesliga pasi në xhiron e fundit u mposhtë 3-0 nga Union Berlini.

    Berisha këtë përballje e shikoi nga stoli dhe nuk u aktivizua fare nga trajneri Rosler. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!