Milot Rashica është njëri nga lojtarët më në formë që aktualisht ka Kombëtarja e Kosovës.
Milot Rashica e ka nisur vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme me Werder Bremenin duke realizuar 7 gola, prej tyre 6 në Bundesligë, raporton Periskopi.
It’s now 7️⃣ goals in 2019 for @milotrashica ?#werder #B04SVW pic.twitter.com/1ooAZLcvqg
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) March 17, 2019
22 vjeçari nga Vushtrria që ndryshe njihet edhe me nofkën ‘Raketa’ sot pritet që të startojë nga minuta e parë për Kosovën në ndeshjen kundër Bullgarisë që luhet në Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.
Rashica luajti për 45 minuta në ndeshjen që Kosova ditë më parë e zhvilloi me Danimarkën[2-2] dhe pati një paraqitje pozitive.
Miloti në stërvitjet me Kosovën shihej se është në formë të mirë dhe më i uritur se kurrë që të tregojë vlerat edhe në Kombëtare dhe me gjasë formën e mrekulleshme që po e kalon te Werderi tani do ta bartë edhe te Dardanët.
Le të shpresojmë që sonte të shohim një ‘Raketë’ nga ana e Rashicës.
?? This dipping finish by Kosovo star Milot Rashica ?#NationsLeague pic.twitter.com/A3Ao4rBjOJ
— UEFA EURO 2020 (@UEFAEURO) October 17, 2018
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.