×
  • Sport
  • Sport

    Rashica gati për fundjavë, ylli kosovar përfshihet me skuadrën e Werderit

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 15:52

    Werder Bremen luan këtë fundjavë me Augsburgun në kuadër të Bundesligës


    Milot Rashica do të përfshihet me skuadrën e ëerderit pas një kohe të gjatë shkaku i lëndimit, shkruan Reporteri.net

    Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann ka konfirmuar se ylli kosovar do të përfshihet me skuadrën për ndeshjen kundër Augsburgut.

    “Është më rëndësi që ai të jetë shëndosh dhe tani e ka arritur përsëri nivelin optimal të gjendjes fizike. Ai do të jetë në skuadër për ndeshjen e së shtunës dhe kjo është e tëra tani për tani,” ka thënë Baumann.

    Ndryshe, Miloti vitin e fundit ka qenë shumë i pafat me lëndime të shpeshta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!