Milot Rashica ia ka bërë një dhuratë luksoze babait të tij
Ylli kosovar po qëndron në Kosovë për pushime, para se ta bëjë hapin e radhës në karrierë, ku pritet të kalojë te një klub i madh, shkruan Reporteri.net
Babai i futbollistit, Nexhmedin Rashica me anë të një postimi të bërë në Facebook ka treguar se Miloti ia ka blerë atij një veturë, të tipit Range Rover.
Por, ajo çfarë lë shumë për të dëshiruar është se postimi i bërë ka shumë gabime drejtshkrimore. Duhet kujtuar se babai i Milotit është doktor.
Më poshtë e keni postimin pa ndërhyrje të bërë nga babai i Milotit:
“Dhurata qdo her asht e mir po kur vjen nga djali ka vler të madhe.Flm Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve ,Allahu të ruajt .RANGE ROVER 00!,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.