×
  • Sport
  • Sport

    Rashica i duartroket stadiumit të ri kombëtar të Kosovës

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 12:37

    Futbollisti më në formë i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka marrë pjesë sot në prezantimin e projektit të stadiumit të ri.


    Ai shihet teksa i duatroket projektit të stadiumit në të cilin shumë shpejt pritet edhe të luajë, shkruan Reporteri.net.

    Rashica shihet në shoqëri të kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe ministrit Kujtim Gashi. Ministria që udhëheqë ky i fundit është investitori në këtë projekt.

    E për këtë, shefi i tij e ka përgëzuar. Kadri Veseli ka ngritur lart suksesin e Kosovës, duke thënë se është shembull për realizim të qëllimeve.

    “Stadiumi Kombëtar i Kosovës nuk është më një ëndërr. Sot e prezantuam projektin e tij, e së shpejti fillojmë edhe ndërtimin. Ky projekt i jashtëzakonshëm, më i bukuri në Ballkan, tregon se shteti i Kosovës po ecë përpara, po ndërton të ardhmen. Kombëtarja e Kosovës, me suksesin e saj, me punën e jashtëzakonshme dhe ekipore, është shembull se bashkë realizojmë qëllimet tona. Përgëzoj ministrin Kujtim Gashi për përkushtimin e madh që ky projekt të jetësohet. E gëzofshim arenën e dardanëve!”, ka thënë Veseli.

    Ndryshe, ky stadium është planifikuar të ndërtohet në mes të Kosovës, në Komunën e Drenasit, dhë punimet pritet të fillojnë në verë të këtij viti, në muajin korrik ose gusht./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!