Me 15 qershor në Prishtinë do të zbarkojnë yjet e futbollit kosovar, Granit Xhaka dhe Milot Rashica për të zhvilluar një ndeshje miqësore për nder të 20-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një konference për media, ku njoftoi për të gjitha aktivitetet që do të mbahen në muajin qershor për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.
Për gjitha këto, Ahmeti tha se pritët t’i kushtojnë komunës rreth 300 mijë euro.
“Përgjatë muajit qershor do të ketë në vete 20 aktivitete për 20 vite liri. Do të ketë për gjithë diçka interesante. Ndoshta ky është organizimi më i madh që e kemi bërë si komunë”, tha Ahmeti.
I pari i kryeqytetit, i bëri të ditura gjitha aktivitetet që pritet të organizohen gjatë muajit qershor.
“Prishtina feston që fillon me 1 qershor dita e fëmijëve me gara të ndryshme. Panairi i librit, për herë të parë komuna mbështet financiarisht dukshëm më shumë. Aktiviteti tjetër është festivali i valleve, maratona e Gërmisë dhe me 12 qershor organizohet koncerti i Gjurmëve”, tha ai.
Ahmeti mes tjerash po ashtu njoftoi se me 15 qershor do të organizohet loja e futbollit mes yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.