×
  • Sport
  • Sport

    Rashica ndanë rrugët me Werderin këtë verë, ylli kosovar gati për hapin e madh të karrierës

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 13:15

    Milot Rashica pritet që të largohet përfundimisht nga Werder Bremen gjatë kësaj vere


    Ylli kosovar është njëri nga futbollistët më të mirë që ka Werderi, por klubi do ta shesë atë gjatë verës, shkruan Reporteri.net

    Shuma që po kërkon klubi gjerman është 38 milionë euro, ndërsa për vushtrriasin janë disa klube të interesuara.

    Nga Gjermania flitet se ka interesim prej Dortmundi, ndërkaq në Premier Ligë janë Liverpooli dhe Aston Villa që e duan Rashicën në skuadër.

    Një gjë është e sigurt, Milot këtë verë do të bëjë hapin e madh në karrierë. Në rast se do të transferohej te Liverpooli, aty do ta gjente Xherdan Shaqirin, i cili është pjesë e klubit anglez që dy vite. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!