×
  • Sport
  • Sport

    Rashica: Ne futbollistët nuk duam të flasim shumë, thjeshtë do t’ju bëjmë krenarë

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 14:56

    Sot në muzeun e Kosovës është prezantuar projekti i Stadiumit Kombëtar, i cili do të ndërtohet në afërsi të Drenasit.


    Të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të këtij projekti ishin kryeparlamentari, Kadri Veseli, ministri i sportit, Kujtim Gashi, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, futbollisti, Milot Rashica, familja Vokrri dhe shumë personalitete tjera nga institucionet dhe jeta sportive.

    Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

    “E kam pak më vështirë këtu se në fushë, por faleminderit të gjithëve që na keni përkrah prej fillimit. Ne si futbollistë nuk kemi dëshirë të flasim shumë, thjeshtë do të vazhdojmë të flasim në fushën e lojës dhe do t’iu bëjmë krenar si deri tash. Stadiumi Kombëtar është shumë i rëndësishëm dhe ky popull e meriton ta ketë një stadium të tillë“, ka thënë Rashica gjatë prezantimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!