Altin Lala ka bërë të ditur se klubet nga jashtë Gjermanisë duhet të paguajnë 38 milionë euro për shërbimet e Milot Rashicës
Ylli nga Vushtrria gjatë kësaj vere pritet ta bëjë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në një klub të madh, shkruan Reporteri.net
Shumë klube të njohura dëshirojnë shërbimet e Milotit, në mesin e tyre flitet edhe për interesim nga Liverpooli.
Milot rashica. 23 y/o. £1.97
– 7G/ 4A for Bremen who are second from bottom.
– Plays on the left of a front three
– Linked with Liverpool and Dortmund and has said he won’t rule out a summer move.
– Dropped 19p/ 9% in the past 2 weeks.#FootballIndex pic.twitter.com/DUSMQnpvGP— J-FITrader (@JFitrader) March 15, 2020
Mirëpo, tani Altin Lala që është menaxheri i Rashicës ka folur për çmimin e yllit koosvar.
“Askush nuk e di të ardhmen e Rashicës në këtë moment. Si fillim do të shikojmë si do përfundojë kampionati. Klubet kanë humbje të mëdha financiare,” ka thënë Lala.
“Nëse Rashica transferohet në ndonjë klub italian, anglez, spanjoll apo francez, atëherë kushton 38 milionë euro,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.