Milot Rashica momentalisht është njëri nga lojtarët më në formë që ka Kombëtarja e Kosovës.
Milot Rashica e mbylli edicionin me Werder Breminin në formë të lartë dhe tani para vetes ka dy ndeshje me Kombëtaren e Kosovës para se të mendojë për pushimet e verës, ose ndoshta edhe për një transferim të madh.
Kosova do të përballet sonte me Malin e Zi në Podgoricë, ndërsa pas tre ditëve do të luajë me Bullgarinë në Sofje në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.
Ylli nga Vushtrria ishte njëri nga më të mirët te Werderi në edicionin pranveror, ani pse në fillim të sezonit pati vështirësi për ta siguruar një vend në 11-shen e parë të skuadrës gjermane.
Rashica ka zhvilluar 26 ndeshje në Bundesligë me Werder Bremenin, ku ka kontribuar me 9 gola, ku 8 prej tyre erdhën vetëm në sezonin pranveror, si dhe ka dhuruar 5 asiste, shkruan Periskopi.
Në Kupën e Gjermanisë ai shkoi deri në gjysmëfinale me Werderin, derisa shënoi 3 gola në këtë kompeticion, ku vlen të përmendet goli brilant ndaj Bayern Munichut.
Paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për yllin kosovar, i cili këtë verë ndoshta mund të përfundojë te ndonjë klub më i madh se Werderi.
Miloti në ndeshjet e fundit me Kosovën ka luajtur mjaftë mirë si dhe ka pasur raste për shënim, por që fati nuk ishte me të.
Rashica deri tani ka zhvilluar 22 ndeshje me Kombëtaren e Kosovës, 10 prej tyre në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’, 6 në Ligën e Kombeve, 5 miqësore dhe 1 ndeshje në kualifikueset për Euro 2020.
22 vjeçari nga Vushtrria ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 4 asiste për bashkëlojtarët e tij. Dy golat e tij kanë ardhur në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Ishujve Faroe dhe kundër Maltës.
Goli i realizuar ndaj Ishujve Faroe ishte njëri nga më të bukurit në Ligën e Kombeve.
Në këto 22 takime Miloti ka qenË mjaft i diciplinuar pasi është ndëshkuar vetëm një herë me karton të verdhë.
Tani ka ardhur momenti që Rashica ta bartë formën e mrekullueshme që e kishte te Werderi në Kombëtaren e Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=BUY5j0mAcFo