×
  • Sport
  • Sport

    Rashkaj: Ëndërra ime ka qenë të luajë për Kosovën

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 9:12

    Ylli i Kosovës dhe kapiteni, Anel Rashkaj ka zgjedhur Kosovën në vitin 2008 – për shkak se gjithmonë ka ëndërruar të luajë për vendin e tij.


    Rashaj thotë se nuk e kishte të vështirë të zgjedhte kombëtaren e Kosovës – pasi ka qenë ëndërra e tij.

    “Ka qenë një periudhë shumë emocionale për mua. Në vitin 2008 ka qenë grumbullimi im i parë me Kosovën, kur ka qenë Rugova trajner. Pas atij viti kam vendosur të luajë për Kosovën, pasi ka qenë një ëndërr e imja prej kur kam qenë i ri. Kur Albert Bunjaki u bë trajner ka qenë një rast i mirë për mua”, tha fillimisht Rashkaj për Sports Show në Klan Kosova.

    “Dita e pranimit të Kosovën në UEFA ka qenë shumë e veçantë. Kemi pritur shumë vite, kemi qenë të izoluar, por në fund erdhi dita shumë e rëndësishme. Është bërë shumë sakrificë nga Vokrri, Bunjaki dhe FFK. Asnjë shtet nuk pranoi të luante me ne nga viti 2009 deri në vitin 2014”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!