×
  • Sport
  • Sport

    Rashkaj rrëfen kohën e izolimit, tregon edhe për kontaktet me futbollistët e Kosovës

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 14:47

    Bota po e vazhdon luftën përballë virusit Covid-19 i cili nuk e ka ndërmend të dorëzohet për momentin. Gjithçka është pezulluar derisa edhe aktivitetet sportive janë anuluar.


    Me këtë situatë po përballën edhe yjet e Përfaqësueses së Kosovës në futboll të cilëve po u mungon shumë fanella e Kosovës.

    Anel Rashkaj në një bisedë për Zëri.info ka rrëfyer momentet që po i kalon në Finlandë ku këtë edicion nënshkroi kontratë me Sjk Seinajoki derisa ka treguar edhe për mallin që ka për fanellën e Kosovës.

    Jemi duke kaluar mirë këtu në Finlandë. Në këtë qytetin ku jemi nuk kemi pasur problem shumë me virusin por sigurisht edhe këtu po merren masa që me parandaluar”, ka thënë Rashkaj i cili tashmë ka nisur përgatitjet me ekipin por me kufizime.

    Për momentin jemi duket stërvitur me ekipin me grupe-grupe me 5 lojtarë në një grup sipas rekomandimeve të shtetit”, tha mesfushori 30 vjeçar nga Prizreni, duke folur më pas për mungesën që po ndjenë për ekipin e Kosovës.

    Sigurisht që na ka marrë malli shumë të bashkohemi në fushë me ekipin e Kosovës, por tash për momentin primare është shëndeti i të gjithëve e pastaj shpresojmë t’i kthehemi jetës normale sa më shpejt”, ka përfunduar Anel Rashkaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!