×
  • Sport
  • Sport

    Rast i rrallë: Njihuni me klubin kosovar ku 27 lojtarë kanë të njëjtin mbiemër

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 21:19

    Kur përmendet mbiemri Dërmaku, të gjithë lojtarët kthejnë kokën.


    Kjo është veçantia e skuadrës së Besës nga Shipashnica e Kamenicës, që në përbërjen e saj ka plot 27 lojtarë me të njëjtin mbiemër, nga 31 sa përbëjnë të gjithë skuadrën.

    Madje edhe trajneri i skuadrës, Granti ka të njëjtin mbiemër. Diçka e veçantë kjo, që nuk është hasur më parë në ndonjë klub tjetër shqiptar, apo edhe të huaj.

    Në këtë klub që mbiemri më i dëgjuar është Dërmaku, trajneri tregon se a e ka të vështirë të komunikoj me futbollistët në stërvitje dhe përgjatë lojës dhe si i thërret ata.

    Më poshtë keni storien që e ka realizuar RTV Dukagjini rreth këtij që ka 27 futbollistë me mbiemrin Dërmaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!