Sulmuesi i talentuar gjerman Timo Werner duket se do t’i bashkohet Liverpoolit sezonin e ardhshëm, ndërsa sinjalet që konfirmojnë këtë hipotezë vijnë pikërisht nga klubi i tij aktual, RB Leipzig.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ku rendisin disa arsye pse duhet mbështetur skuadra këtë periudhë, në të 11-ën në radhë ata kanë etiketuar fansat e Liverpoolit dhe me mesazhin e përcjellë, kanë qartësuar të ardhmen e Werner.
“Tifozë të Liverpoolit. Ju doni Timo Werner, ashtu si edhe ne. Kështu që le ta mbështesim atë së bashku”, shkruhej në faqen zyrtare të Leipzig në Instagram, ndërsa nga mediat në Gjermani kjo u komentua si një sinjal i qartë që marrëveshja mes dy klubeve është arritur tashmë.
Timo Werner është një nga të preferuarit e Jurgen Klopp, që u angazhua personalisht për ta bindur gjermanin të transferohet në “Anfield Road”, ku bashkë me Mane, Salah e Firminho, do të formojnë një sulm të frikshëm.
Në këtë mënyrë del tërësisht nga gara Interi, që kishte planifikuar gjermanin si njeriun e duhur për të marrë vendin e Lautaro Martinez, nëse ky i fundit do të transferohet te Barcelonë, ndaj zikaltrit tani janë përqendruar në pista si ajo e Mertens dhe Cavani, dy lojtarë që do të jenë të lirë gjatë kësaj vere.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.