×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Reagimi i Messit kur mësoi se kishte shënuar het-trikun e 50-të në karrierë tregon që ai është lojtar që mendon vetëm për skuadër

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 7:30

    Sezoni 2020/21 ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për Lionel Messi në aspektin individual.


    Ndërsa Barcelona dështoi të fitonte La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, lojtari kryesor i ekipit ishte pa dyshim futbollisti më i mirë në planet gjatë gjithë edicionit.

    Në 47 paraqitjet e tij në të gjitha garat, Messi shënoi 38 gola, përfshirë edhe një trofe pasi morën Kupën e Mbretit duke mposhtur në final Athletic Bilbaon me rezultat 4-0.

    33-vjeçari gjithashtu kontribuoi me 14 asistime në sezonin 2020/21.

    po Por të kthehemi edhe një herë në shkurt të vitit 2019, kur ylli i Barcelonës shkëlqyeu me het-trik ndaj Sevillas në fitoren 4-2, ku ishte edhe het-triku i tij i 50-të në karrierë.

    Pas ndeshjes që ishte e vlefshme për edicionin 2018/19 në La Liga, Messit i treguan se kishte bërë një arritje të madhe, por përgjigja e tij ishte thjesht e shkëlqyer.

    “E dini që ky ishte het-triku juaj i 50-të?”, u pyet super ylli i Barcelonës gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes.

    “Oh, a ishte?”, u përgjigj Messi.

    “Po, 50 tashmë. Unë mendoj se janë gjashtë me Argjentinën dhe pjesa tjetër me Barcelonën”, i tregojnë atij.

    Messi u përgjigj: “Po? Unë nuk e dija statistikat. Por mirë … ne morëm tre pikë të reja!”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!