×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i Messit kur u provokua me fanellë të Ronaldos

    Reporteri
    30 Tetor 2023 | 14:06

    Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë rivalët më të mëdhenj të futbollit tash e gati dy dekada.

    Duke e pasur parasysh këtë fakt, disa tifozë i kanë provokuar ata kohë pas kohe duke ua përmendur rivalin ose duke ua ofruar gjësendet që lidhen me rivalin e tyre, shkruan “Gazeta Express”.

    E njëjta gjë i ndodhi së fundmi edhe Messit, të cilit, një tifoz i ri ia afroi fanellën e Ronaldos.

    E kampioni i botës mbeti i habitur me këtë veprim të tifozit, duke e shikuar fanellën dhe më pas duke e injoruar atë, duke e vazhduar rrugën e tij.

    Kjo video u bë shpejt virale dhe tifozët e Ronaldos e konsideruan si “hero” tifozin adoleshent.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!