×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i Muriqit pasi e kualifikoi Lazion në çerekfinale te Kupës së Italisë

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 10:17

    Lazio mbrëmë e mposhti Parmën me rezultat 2-1 në një ndeshje ku Vedat Muriqi ishte vendimtar


    Muriqi në minutën e 90-të pas një krosimi të bukur goditi për mrekulli me kokë, duke shënuar golin e parë me Lazion, shkruan Reporteri.net

    Sulmuesi i Kosovës është shumë i lumtur që më në fund theu akullin dhe shënoi me Lazion.

    “Unë jam shumë i lumtur para së gjithash për kualifikimin në çerekfinale. Ne duhet të vazhdojmë kështu, jemi një ekip i shkëlqyeshëm. Jam shumë i lumtur për golin tim të parë dhe për fitoren që arritëm me shokët e mi,” ka thënë Muriqi pas ndeshjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!