UEFA e ka komentuar fitoren e madhe të Kosovës në Bullgari, e cila ishte e para në histori për “Dardanët” në kualifikime. Shtëpia e futbollit evropian e ka përmendur edhe faktin se Verdhekaltrit gjenden vetëm një pikë prapa Anglisë.
Kosova e ka regjistruar një fitore të madhe sonte.
Verdhekaltrit e kanë mposhtur Bullgarinë me rezultat 3:2, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje.
Dhe, fitoren e “Dardanëve” e ka komentuar edhe shtëpia e futbollit evropian, UEFA.
“Kosova e ka fituar një ndeshje kualifikuese për herë të parë dhe gjendet vetëm një pikë prapa Anglisë (e cila e ka një ndeshje më pak). Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë ndaj Republikës Çeke. Derisa Kosova është e pamposhtur qe 14 ndeshje, Bullgaria nuk ka fituar qe shtatë ndeshje dhe i ka regjistruar vetëm dy pikë në katër ndeshje”, ka shkruar UEFA në uebfaqen e vetë zyrtare.
Kosova ka 5 pikë në Grupin A, një më pak se Anglia dhe Republika Çeke.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.