×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Reagimi mediave serbe dhe ruse pasi Google Maps i vendosi stadumit serb emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu

    Reporteri
    25 Dhjetor 2020 | 13:57

    “Provokim apo gabim”, ishte titulli i shkrimit të gazetës Blic, një prej mediave serbe qe reagoi ashpër ndaj Google Maps, që i vendoste emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu një stadiumi në qytetin e Kraljevës.


    Qytetarët e kësaj zone, që vizituan aplikacionin protestuan me zemërim në rrjetet sociale për shkak se rezulton që Stadiumi i Atletikës pranë Ibrit, në qendrën e qytetit, mban aty një emër shqiptar, thuhet në artikull.

    Teksa të gjitha ndërtesat rreth e rrotull kanë shkrime në serbisht, Google Maps e shënon stadiumin në shqip, si “Stadiumi Gjergj Kastriot Skënderbeu”, luftëtari që u përball me pushtuesit osmanë dhe që shqiptarët e konsiderojnë hero kombëtar, thotë gazeta.

    “Nuk e dimë nëse ky ishte një sulm hakerësh, apo një provokim, por ndërkohë tregoi injorancë shumë të madhe”, vazhdon ajo, duke përcjellë disa mesazhe të ndjekësve në rrjetet sociale që shkruanin:

    Ndërsa polemikën e publikoi edhe media ruse, Sputnik.


    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!