×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Ernesto Valverde pas humbjes turpëruese nga Levante

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 19:06

    Barcelona u mposht 3-1 nga Levante, aty ku luan edhe futbollisti shqiptar, Enis Bardhi


    Barcelona zhgënjeu me paraqitjen ndaj Levantes, e cila mposhti kampionen e La Ligës me një rikthim nga 0-1 në 3-1, shkruan Reporteri.net

    Ernesto Valverde pas ndeshjes ka daklaruar se skuadra e tij kërkonte golin e dytë të sigurisë, por nuk ishin mjaftueshëm të mirë sot për ta bërë një gjë të tillë.

    “Mungesë reagimi pas 3:1? Nuk e di… besoj se ata kanë qenë më të suksesshëm sesa ne. Deri tek goli i parë ne kishim kontrollin e lojës, edhe pse jo kontrollin total,” ka thënë Valverde.

    “Qëllimi ynë që nga pjesa e dytë ishte që të shkojmë për një gol tjetër, por ne nuk krijuam shanse sa duhet për të shënuar. Loja nuk ishte stabile dhe ne nuk menduam se fituam me 0:1”.

    “Vendimi për ta lënë Dembelen në Barcelonë ishte i imi. Unë kam vendosur për këtë, ai do të ketë shanse të tjera,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!