Gjilani mbrëmë luajti me APOEL-in në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Evropës
Skudra kosovare u mposhtë me rezultat 2-0, vetëm pas vazhdimeve, derisa ‘Skifterat’ gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje kishin djegur flamurin e Greqisë në sheshin Zahir Pajaziti, shkruan Reporteri.net
Ndërkaq, sot klubi i Gjilanit ka dalur me reagim zyrtar pas kësaj ngjarje, duke e cilësuar gjestin e tifozëve si një akt aspak të hijeshëm.
Ky është reagimi i Gjilanit:
REAGIM
Pas veprimeve të disa individëve në natën e mbrëmshme gjatë zhvillimit të takimit Gjilani-APOEL, kanë djegur flamurin e Greqisë dhe Sport Club “Gjilani”, dënon rënd këtë akt jo të hijeshëm.
Vepra të tilla nuk kanë vend në sportin më të popullarizuar në botë, e aq më pak neve si komb ku duhet të jemi shembull në mikpirtjen e ekspeditave udhëtuese në vendin tonë.
SC Gjilani
Gjilan, 28 Gusht 2020. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.