×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Kuka pas fitores së Lorianës: “Po vazhdon ëndrrën time që më mbeti në gjysmë”

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 16:21

    Loriana Kuka sot ka arritur ta fitojë medaljen e artë duke e mposhtur kubanezen Kaliema Anatomarchi në Grand Prix të Tbilisit.


    Pas fitores së Lorianës ka reaguar Driton Kuka i cili nuk ka mundur të ishte më shumë krenar pasi ajo rrjedhë nga familja e tij, shkruan Reporteri.net

    “Loriana Kuka po vazhdon edhe si pjesë e familjes ëndrrën time që më mbeti në gjysmë” ka thënë ai nëpërmjet një postimi në facebook.

    “Fundjavë e bukur për popullin e shtypur me shekuj. Liria e merituar për të rinjtë që i kemi” tha ai plot krenari.

    Loriana ka ndjekur rrugën e Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës si vashat e arta të Kosovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!