Për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus, “Lojërat Olimpike, Tokio 2020”, do të shtyhen për një datë tjetër, madje flitet që do të luhen në vitin 2021.
Për këtë vendim të pezullimit të Lojërave Olimpike, ka reaguar edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka, shkruan Reporteri.net.
Trajneri i suksesshëm shqipëtar tha se për këto lojëra, xhudistët ishin përgatitur që katër vite.
“Lojërat Olimpike shtyhen për një vit!
Lajm i pritur por kam besuar që shtyerje do ketë për 3-6 muaj por jo për një vit të plotë!
Ekipi të cilin e kam përgatitur për plotë 4 vite drejt Normës e tashmë drejt Olimpiadës në Tokio i cili nukëron 5 Norma Olimpike dhe që të gjithë me nivel të lartë si rezultat i një sistemi 4 vjeçar të punës sistematike tashmë do duhet të pres për një datë të re!
Si do shkoj më tutje do shohim,së pari shëndet e tejkalim të krizës që ka goditur Botën!
Ne jemi izoluar dhe jemi në ditën e 10 të izolimit,dhe po ndjehemi mirë!
Tashmë po planifikoj ndryshime serioze për ma tutje!
Dhashtë Zoti që të gjithë të jemi të kujdesshëm dhe të mposhtim armikun e padukshëm së pari e sfidat do i pranojmë për të ecur tutje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.