×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Muriqi pas fitores ndaj Irlandës së Veriut: Do të vazhdojmë të luftojmë

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 12:40

    Kosova mbrëmë ka shënuar fitore me rezultat përfundimtar 3:2 ndaj Irlandës së Veriut, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

    Prej protagonistëve më të mëdhenj të ndeshjes ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi, jo vetëm një, por dy gola në portën e ekipit kundërshtar, shkruan Reporteri.net.

    Së fundmi, Muriqi ka bërë një postim në Twitter, ku ka thënë se “Dardanët” do të vazhdojnë të luftojnë për fitore.

    “Çfarë nate e mrekullueshme dhe tri pikë masive. Do të vazhdojmë të luftojmë, hajde Kosovë”, ka shkruar Muriqi në rrjetin social Twitter.

    Ndeshjen e radhës Kosova do ta ketë kundër Greqisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!