×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Prishtina për ngjarjet që po ndodhin në Gjibraltar: Të pashpresë për ta zhvilluar ndeshjen

    Reporteri
    22 Gusht 2020 | 17:21

    Prishtina ka gjasa të vogla që ta zhvillojë ndeshjen me Lincoln Red Imps në kuadër të rundit parakualifikues në Ligën e Evropës


    Në testimet e bëra në Gjibraltar kanë dal tetë futbollistë të Prishtinës pozitvë dhe gjasat që ndeshja të luhet janë të pakta, shkruan Reporteri.net

    Prishtina me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se skuadra po tenton që t’i ketë 11 futbollistë të gatshëm që të mund të paraqiten në fushë, por vështirë se do të ndodhë një gjë e tillë.

    Ky është postimi i plotë i Prishtinës:

    “Të martën skuadra i kishte 14 lojtarë në dispozicion dhe autoritetet e Gjibraltarit kishin urdhëruar Prishtinën të lëshonte vendin e tyre.

    Ndërsa sot, vendasit duan të zhvillojnë ndeshjen (!).

    Përfaqësuesi i klubit, Bajram Shala, me autoritetin tij nga përvoja shumëvjeçare në FFK në raport me UEFA, po bënë përpjekje të jashtëzakonshme me autoritetet e UEFA-s ,që Prishtina t’i ketë 11 futbollistë në dispozicion.

    Gjendja duke mjaft e pashpresë, por klubi do të bëjë gjithçka çka është në mundësitë e saj”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!