×
  • Sport
  • Sport

    Real-Juventus, sonte përballja e gjigantëve evropianë në Botërorin e Klubeve

    Reporteri
    01 Korrik 2025 | 12:19

    Botërori i Klubeve do të vazhdojë sonte me ndeshjet e së tetës së finales.

    Dhe, sonte na pret një sfidë gjigantësh në këtë fazë, shkruan “Gazeta Express”.

    Real Madridi dhe Juventusi do ta kërkojnë një vend në çerekfinale të këtij evenimenti në duelin kryesor të këtij rrethi eliminues.

    Mbrëmë ndodhën dy befasi pasi u eliminua nënkampioni evropian, Interi dhe gjiganti anglez, Manchester City.

    “Los Blancos” do të buzëqeshin para kësaj loje pasi do t’ju kthehet në dispozicion ylli i tyre, Kylian Mbappe, i cili mungoi në tri ndeshjet e fazës së grupeve ndaj Pachuca, Salzburg e Al Hilal.

    Gjithashtu, do të kthehen edhe Antonio Rudiger e Endrick, derisa jashtë shkaku i lëndimeve mbesin Dani Carvajal, Eduardo Camavinga e Ferland Mendy.

    Nga ana tjetër, gjiganti italian mund të llogarisë në të rikthyerin Manuel Locatelli.

    Përndryshe, “Bianconeri” janë të kompletuar për sfidën me “Los Blancos”.

    Dy ekipet e patën një sezon dëshpërues, pa fituar trofe të rëndësishëm, prandaj synim i tyre është që në fund ta ngritin lart trofeun e Botërorit të Klubeve.

    Përballja mes Real Madridit dhe Juventusit do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!