×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid e mposhtë Mallorcan dhe rikthehet në krye të tabelës

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 23:53

    Real Madrid e ka mposhtur Mallorcan me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 31-të në La Liga


    ‘Los Blancos’ shënuan nga një gol në secilën pjesë për të fituar 3 pikët e radhës në La Liga, shkruan Reporteri.net

    Vinicius Junior shënoi në minutën e 19-të për t’i dhënë epërsinë e parë Realit në këtë takim.

    Në pjesën e dytë Sergio Ramos realizoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë për rezulatin përfundimtar 2-0.

    Reali me këtë fitore rikthehet në vendin e parë me 68 pikë, aq sa ka Barcelona, por që renditet e dyta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!