Duhet të ishte kapërcimi i madh në karrierë, por vetëm dy muaj nga transferimi te Real Madrid për 60 milion euro, Luca Joviç është nxjerrë sërish në shitje.
Sipas mediave spanjolle, sulmuesi serb nuk e ka bindur aspak Zinedine Zidane.
Për këtë arsye, tekniku francez ka urdhëruar klubin të gjejë një tjetër sistemim për futbollistin, duke e huazuar atë në një tjetër skuadër për të fituar eksperiencë.
Luca Joviç ishte blerja e madhe Real Madrid në merkaton e verës.
“Los blancos” shpenzuan një shifër të rëndësishme për të mundur rivalitetin e madh të Barcelonës, që gjithashtu interesohej për talentin e Eintracht Frankfurt. Sulmuesi u konsiderua si një blerje shumë e rëndësishme në projektin e Florentino Perez për një revolucion të vërtetë në skuadrën e tij.
Por paraqitjet e Joviç në miqësoret e verës as që i janë afruar pritshmërive dhe aventura e tij te Real Madrid, pritet të mbyllet më shpejt nga sa ishte parashikuar.
Me serbin jashtë planeve të Zidane, që gjithashtu nuk llogarit as Mariano Diaz, Real Madrid është kthyer sërish në merkato për të gjetur një tjetër sulmues.
Gjithsesi, tifozët madrilenë nuk duhet të ëndërrojnë shumë.
Sipas mediave spanjolle, Zidane pëlqen shumë uruguajanin Christian Stuani, që zbriti në kategorinë e dytë me Girona dhe mund të transferohet për vetëm 8 milion euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.