×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi ndan një milionë euro për familjet e prekura nga vërshimet katastrofike në Spanjë

    Reporteri
    01 Nëntor 2024 | 8:09

    Qyteti spanjoll Valencia, është i përmbytur nga uji pas një stuhie të fuqishme që ka goditur vendin.

    Kjo ka bërë që edhe ndeshja e fundjavës në La Liga, ajo mes Valencias dhe Real Madridit të shtyhet për një datë tjetër.

    E klubi i Real Madridit, ka bërë të ditur se ka nisur fushatë për të mbledhur një milionë euro për të ndihmuar viktimat e stuhisë në Valencia.

    “Fondacioni Real Madrid dhe Kryqi i Kuq kanë nisur sot një fushatë për mbledhjen e fondeve që synon të mbështesë të prekurit nga stuhia. Real Madridi ka vendosur të mbështesë këtë fushatë me donacionin prej një milion eurosh për të ndihmuar familjet e shumta që janë në një situatë kritike dhe kanë nevojë për të gjithë ndihmën dhe solidaritetin tonë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!