×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid shënon një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 13:20

    Reali i Madridit nuk ka zhgënjyer kurrë në Ligën e Kampionëve. Nuk është kot skuadra më e titulluar në këtë kompeticion.


    Që nga momenti kur ky trofe i organizuar nga UEFA ka ndryshuar emër, madrilenët janë kualifikuar gjithmonë.

    29 herë ia kanë dalë gjithmonë që të shkojnë në fazën e ardhshme pas grupeve dhe diçka të tillë nuk e ka bërë asnjë skuadër tjetër në Europë.

    Mbrëmja e djeshme ishte fantastike edhe për Karim Benzemanë, i cili me dy golat i dha kualifikimin ekipit.

    Por francezi ka barazuar Roberto Carlosin si lojtari i huaj me më shumë ndeshje në Madrid. Dje ishte sfida e tij e 527 me këtë fanellë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!