Real Madridi ka prezantuar balancin financiar të sezonit të fundit.
Skuadra spanjolle, Real Madrid ka publikuar raportin financiar për vitin e fundit ku shihet një humbje e madhe e parave shkaku i pandemisë COVID-19.
Sipas “Marca”, “Los Blancos” kanë deklaruar humbje prej 300 milionë eurosh në sezonin e fundit, transmeton lajmi.net.
Që nga marsi i vitit 2020 kur u mbyll stadiumi “Santiago Bernabeu” e deri në qershor të vitit 2021, Reali ka pësuar humbje prej 300 milionë eurosh. Edhe në deparatamentin thesarit është raportuar humbje nga viti paraprak.
Klubi gjithashtu ka deklaruar që në rindërtimin e stadiumit ka shpenzuar 279 milionë euro deri më tani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.