×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi e mbyll La Ligën me barazim

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 23:08

    Real Madrid ka barazuar 2-2 me Leganesin në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në La Liga


    Skuadra e Zinedine Zidane e kishte përfunduar më herët çështjen e titullit të kampionit, derisa në xhiron e fundit barazoi me Leganesin, shkruan Reporteri.net

    Ramos dhe Asensio shënuan për Realin, derisa për vendasit realizuan Gil dhe Assale.

    Leganes kërkoi fitoren deri në fund pasi po luftonte për mbijetesë, por që një gjë të tillë nuk e arritën.

    Kështu, Reali përfundoi edicionin në La Liga në vendin e parë me 87 pikë, ndërsa Leganes zuri pozitën e 18-të me 36 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!