×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi e mposht 3-0 Valladolidin

    Reporteri
    25 Gusht 2024 | 19:09

    Real Madridi ka shënuar fitoren e parë në këtë sezon të garave në La Liga.

    Kampionët në fuqi të Spanjës, e kanë mposhtur me shifrat 3-0 Real Valladolidin në ‘Santiago Bernabeu’ në kuadër të xhiros së dytë.

    Valverde (50’), Diaz (88’) dhe talenti brazilian Endrick (90+5’), shënuan tre golat për madrilenët.

    Reali ka katër pikë, dy me pak se Celta Vigo dhe Barcelona që kryesojnë tabelën, kurse Valladolid ka tri pikë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!