×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi jep detaje për gjendjen e Carvajal, do të mungojë deri në 10 muaj

    Reporteri
    06 Tetor 2024 | 13:15

    Dani Carvajal pësoi një lëndim të rëndë mbrëmë në ndeshjen ndaj Villarrealit në La Liga.

    Ai u largua me barelë nga fusha e lojës dhe u pa menjëherë se ishte një lëndim i rëndë.

    Sot u bë e ditur se spanjolli do të mungojë 8 deri në 10 muaj.

    “Pas testeve të kryera ndaj lojtarit tonë Dani Carvajal nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, atij i është diagnostikuar një këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë, një këputje e ligamentit kolateral të jashtëm dhe një këputje e tendinit popliteal në këmbën e djathtë. Ai do t’i nënshtrohet operacionit në ditët në vijim”, thuhej në njoftimin e Real Madridit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!