Real Madridi e ka mposhtur Eibarin në udhëtim me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 14-të në La Liga.
Karim Benzema vazhdon të jetë lojtari kyç i Realit dhe nuk po ndalet së shënuari gola, shkruan Reporteri.net
Sulmuesi francez shënoi golin e parë të Realit në këtë sfidë në minutën e gjashtë, derisa golat tjerë u realizuan nga Modric 13′ dhe Vasquez 90′.
⏸ DC: @SDEibar 1-2 @realmadrid
⚽ Kike 28′; @Benzema 6′, @lukamodric10 13′ #EibarRealMadrid | #HalaMadrid pic.twitter.com/LU0B5edW02— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 20, 2020
Golin e vetëm për Eibarin e shënoi Kike në minutën e 28-të.
Reali pas kësaj fitore zë vendin e dytë me 29 pikë, aq sa ka Atletico Madridi në pozitën e parë, por që skuadra e Simeones ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.